Ajaxi u dha liri futbollistëve myslimanë te agjërojnë, por fiziotarapisti i klubit nuk ua preferon

Si një prej lojtarëve myslimanë të Ajaxit, Noussair Mazraoui ka thënë se planifikon të agjërojë ditën e mërkurë, kur edhe zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.

Loading...

Krahas tij, te skuadra holandeze luajnë edhe dy myslimanë të tjerë, Hakim Ziyech dhe Zakaria Labyad, ndërsa klubi është në pritje që të mësojë se a do ta mbajnë Ramazanin këta tre lojtarë edhe ditën e ndeshjes.
Shumë sportistë profesionistë që i takojnë besimit Islam zgjedhin të agjërojnë gjatë muajit të shenjtë. Një zëdhënës i Ajaxit ka thënë për De Telegraaf se lojtarët kanë liri nga klubi që të vendosin vet nëse do të agjërojnë nesër (e mërkurë), mirëpo ata duhet t’i sqarojnë gjërat me stafin mjekësor.
Deri më tani vetëm një lojtar ka folur publikisht për këtë çështje dhe ai është Mazraoui, i cili ka konfirmuar se do të zbatojë obligimin e tij fetar edhe në ditën e ndeshjes.
Iftari në Amsterdam është në orën 21:15 që do thotë se lojtarët që agjërojnë, do të mund të pinë ujë 15 minuta pasi të ketë filluar loja.

Derisa Ajaxi po e kërkon finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 22 vitesh, fizioterapisti i klubit, Raymond Verheijen, u ka rekomanduar tre lojtarëve, Mazraoui, Ziyech dhe Labyad, që të mos agjërojnë gjatë të mërkurës.
Gjatë një prononcimi për De Telegraaf, ai ka thënë se “do të ishte papërgjegjësi totale që të zbatohej obligimi i Ramazanit në këtë fazë të sezonit”. Sipas tij, mungesa e lëngjeve në orët para ndeshjes, bën që muskujt të tkurren më ngadalë dhe rrit rrezikun për lëndim.

“Paramendoni nëse ndeshja përfundon 0-1, pas 90 minutash, ata duhet të luajnë në vazhdime, shpresoj që lojtarët ta kenë të qartë se do të ishte e pamundur”, ka thënë ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *