Anxhela Peristeri: Dhëndri Më Kërkoi Për Nuse: “Gruan E Parë E Kam Për Shpi, Ti Je Për Qejfi’’

Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve më të dashura dhe më të suksesshme në vendin tonë aktualisht.

Loading...

Së fundmi gjatë një interviste ajo ka treguar se pasi kishte kënduar në një dasmë në Maqedoni, ditën e nesërme kishte marrë propozimin për martesë nga dhëndri.

Ajo ka treguar:‘

Në Maqedoni burrat marrin edhe dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë para, ditën tjetër e pashë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem, të martohemi bashkë? I thashë, po ti dje u martove! S’ka gjë tha, ajo është për shpi, ti je për qejf!”

Po ashtu Anxhela Peristeri gjatë kësaj interviste e ka mohuar se është në një lidhje me këngëtarin Mateus Frroku. Ajo tha më tej se ata janë thjesht dy kolegë të mirë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *