Roth: Shqipëria meriton hapjen e negociatave me BE-në

Ministri për Çështjet Evropiane në Gjermani, Michael Roth ka rikonfirmuar mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e saj për integrim në BE, duke theksuar se “Shqipëria ka avancuar shume në rrugët e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”.

Loading...

Ministri gjerman vlerësoi ritmin e reformave dhe inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me punën e mirë që është bërë. Ai konfirmoi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për Ballkanin Perëndimor në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian. Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka arritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e komisionit.

Rot ndërkohë bëri një mesazh shumë të qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *