SALI ÇEKU ME KOLONELIN AHMET KRASNIQI RINGRITI MINISTRINË E MBROJTJES, DHE E ZHBËRI KUFIRIN SHQIPTARO-SHQIPTARË!

SALI ÇEKU I VETMI INSTITUCION I CILI MBANTE ENDE GJALLË SHPRESAT E SHQIPTARËVE PËR LIRI DHE ÇLIRIM TË KOSOVËS

Loading...

Hisen Berisha

Njëzet vjetorin e Luftës së Koshares po e karakterizon tendenca e Serbisë për të rikthyer në Koshare dhe midis shqiptarëve gurët e kufirit, të cilët i zhbëri dituria, angazhimi dhe lufta e Sali Çekut me bashkëluftëtarë.
Pse po e them e Sali Çekut me bashkëluftëtarët?
A po do Hisen Berisha me e “personalizua” luftën e UÇK-së? Jo!
Qe po shpjegohem në këtë elaborat përkujtimor:
Kam 22 vite që komunikoj me ju në heshtje!

Njëzet takime për qëndresën dhe rënien heroike të Saliut në Koshare kanë filluar duke treguar për angazhimet e tij në instalimin e institucioneve të Republikës së Kosovës mbështetur në Kushtetutën e Kaçanikut.

Dhjetë vite përpjekje politike e ushtarake të Salës, kishin grumbulluar në fshatin Papaj të Tropojës, afër 300 luftëtarë shqiptarë nga të gjitha viset e tokës ilire. Sali Çeku ishte frymëzimi i tyre, ishte shpirti luftarak i “SPARTANËVE” modern shqiptarë në atë luftë.

Marsi i vitit 1998, institucioneve të Republikës së Kosovës ua kishte harxhuar mandatin e fituar nga zgjedhjet e para, kështu që Presidenti Ibrahim Rugova kishte shpallur zgjedhjet e reja. Aktivist dhe patriot shqiptarë kosovarë, organizuan procesin zgjedhor nën okupim dhe për herë të dytë, edhe përkundër afro100 mijë forcave ushtarake, policore milosheviçiane, shqiptarët rizgjodhën Dr. Rugovën president të Republikës së Kosovë në mënyre plebishitare.

Në marsin 1998, ushtria serbe mori nën kontroll tërësisht jetën civile duke e shtrirë okupimin dhe juntën ushtarake në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Milosheviçi kishte nxjerrë tashmë ushtrinë nga kazermat dhe i kishte vendosur në pozicione luftimi.

Adem Jashari, tash Hero i kësaj lufte, i kishte bërë të gjitha përgatitjet për ta mbrojtur “pragun e shtëpisë” dhe ekzistencën shqiptarë në tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës.
Betejat e Adem Jasharit, kundër ushtrisë dhe policisë milosheviçiane ishin të përditshme, fitoret që korrte ndër këto beteja ishin shndërruar në diell shprese për shqiptarët e okupuar. Ndërsa për shqiptarët në mërgim, ishin shndërruar në kushtrim të hapur, të cilin e lexoi Sali Çeku dhe nisi punën për ringritjen e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila do t’i merrte detyrat nga Kushtetuta e Kaçanikut dhe do t’i shkonte sa më parë në ndihmë UÇK-së të prirë nga Komandanti Adem Jashari.

Këto përpjekje të Salihut rezultuan me marrëveshjen e Oslos, ku faktori shqiptar ushtarak i uniformuar dhe politik vendosi për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të sajë të armatosura, si dhe zgjodhi Kolonel Ahmet Krasniqin Koordinator i Shtabit Suprem.

Kësaj fitoreje të shqiptarëve, ushtria serbe iu kishte përgjigjur me rrethimin e shtëpisë së Komandant Adem Jashari në Prekaz,i cili pas luftës heroike tre ditore bie bashkë me tërë familjen (7 e në 70) për tu shndërruar në rrezet e lirisë së Kosovës nga ajo ditë e deri në përjetësi.
Me 24 mars, ushtarakisht sulmohet edhe Dukagjini dhe me këtë sulm ushtria miloseviçiane e shpalli gjenocidin e hapur ndaj qenies shqiptare në Kosovë.
Lufta në Drenicë e Dukagjin e shpalli mobilizimin e përgjithshëm të kombit shqiptarë për ti dalë zotë atdheut.
Presidenca e Republikës së Kosovës, hapur u bënte thirrje shqiptarëve “që të mos i braktisnin vatrat e tyre, por ta mbronin pragun e shtëpisë” ndërsa arenën ndërkombëtare e njoftonte për gjenocidin që ushtria dhe policia serbe po e ushtronte në Kosovë.

Në rrethana të tilla, legjenda e pavdekshme e UÇK-së, Sali Çeku kthehet në Tiranë dhe bashkë me Komandantin Ahmet Krasniqin, marrin detyrën kushtetuese për organizimin, planifikimin dhe implementimin e planit për çlirimin me lufte të Republikës së Kosovës.
Frytet e këtij angazhimi në qershorin e vitit 1998, nisen për në Kosovë formacionet e para të rregullta të UÇK-së.
Komandanti i shtabit suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ua dorëzoj këtyre njësive flamurin e luftës dhe urdhrin për çlirimin e Kosovës.
Sali Çeku ishte krahu tjetër i shqiponjës së Adem Jasharit në këtë luftë.
Fitorja e betejës së Loxhës nga formacionet e ushtrisë së rregullt të Republikës së Kosovës, ndryshuan të gjitha raportet në terren, si dhe qasjen për luftë në vazhdim.
Shteti i Serbisë intensifikon luftën subversive!
Qeveria e Republikës së Kosovës në mërgim, fillimisht ndalin financimin për aktivitetet e presidencës së Republikës së Kosovës, ndërsa armatimet e nevojshme dhe të premtuara, për formacionet e UÇK-ës brenda Kosovës nuk arritën kurrë në Dukagjin, pra, bartësit e institucioneve qeverisëse, dështuan për të përmbushur obligimet kushtetuese.
I gjendur në këtë rrethim, Sali Çeku gjen korridor dhe nisët për të arnuar qarjet që Serbia ia kishte shkaktuar në prapavijën e thellë të tij.
Përpjekja ishte titanike, por përçarja thellohej.
Ndërkohë, Serbia kishte intensifikuar operacionet ushtarake duke ia arritur që të rikthente nën okupim territoret e çliruara nga UÇK-ja dhe duke rrethuar ngushtë edhe formacionet e rregullta të UÇK-së, në fshatrat Isniq dhe Lugut të Baranit. I gjendur në situatë të tillë, Kolonel Ahmet Krasniqi, Komandanti i shtabit suprem, për ta shmangur një masakër të ngjashme me atë të Srebrenicës, urdhëron Komandant Zemen për tërheqje në Republikën e Shqipërisë, me detyrën e riorganizimit, riarmatosjes dhe rinisjes së luftës nga kufiri deri në çlirimin e plotë të Kosovës.
Qeveria socialiste e Fatos Nanos e dalë nga revolta popullore e vitit 1997, funksionalisht as vet nuk kishte shtrirje në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë. Zona të tëra kontrolloheshin nga banda të armatosura, Armata e Shqipërisë tashmë ishte tërësisht e rrënuar, policia po ashtu dhe ky sistem i improvizuar qeverisës u mundësonte operimin në Shqipëri të mekanizmave dhe shërbimeve sekrete milosheviçiane, këtë operim pothuajse e kishte legalizuar takimi Nano – Milosheviç, në Kretë (një copë tjetër e tokës shqiptare Çamëria edhe me tutje nën okupimin Grek).

Të dashur të pranishëm, Njëzet vjet e barta brengë në shpirtin tim pyetjen:
Pse Dr. Rugova edhe pas gjitha këtyre dështimeve nuk e shkarkoi Kryeministrin Bukoshi dhe ta emëronte Kryeministër të qeverisë së Luftës Kolonel Ahmet Krasniqin?

Derisa Salihu arnonte institucionet e Republikës së Kosovës, Serbia intensifikoi fushatën e përndjekjes së shqiptarëve të Kosovës në përmasa gjenocidi.
Ushtria e milosheviçit po zbatonte planin ushtarak “Patkoi”, kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë, ndërsa në kryeqytetin shqiptarë në Tiranë, përmes “dorës së zezë” kishte vrarë Komandant Krasniqin.

Në Prishtinë, me datë, 01 Prill 99, kishte arritur me marrë peng, duke e dërguar me përkujdesje ushtarake në Beograd, president Rugovën.
Ushtria milosheviçiane ndërkohë u përkujdes që ta vras me pushkatim trurin e organizimit politik të shqiptarëve të Kosovës, akademik Fehmi Aganin. Kjo mizori serbe ia kishte arritur që me eliminime, me vrasje me e paralizuar çdo qelizë të shtetit të Kosovës.

Sali Çeku kishte mbetur i vetmi institucion, i cili mbante ende gjallë shpresat e shqiptarëve për liri dhe çlirim të Kosovës.
U ngjit në Qendrën Stërvitore Ushtarake në fshatin Papaj, hodhi krahët si të shqipes mbi kokat e oficerëve të UÇK -së dhe përkrah Rrustem Berishës, Agim Ramadanit e oficerëve e luftëtarëve tjerë të Grupit Operativ 3 (GO3), u nis duke goditur për vdekje në Rrasë e Karaudhen e Koshares, ushtrinë e Slobodan Milosheviçit.
Pas rrezeve të lirisë, lëshuar si shpresë për popullin shqiptarë të zënë peng në Kosovë, por edhe për refugjatët nëpër kampe, në Tiranën e Shqipërisë, u mblodh kryesia e LDK-sç, duke shkarkuar nga detyra e presidentit Dr. Rugoven e marrun peng, mirëpo për habinë e krejt neve, nuk e emëroi Sali Çekun, ushtarakun e gardianin e Kushtetutës së Kaçanikut, president të asaj pjese të Republikës së Kosovës të çliruar me luftën e tij heroike!

Këto dy pyetje po rëndojnë qe dy dekada shpirtin tim dhe të luftëtarëve të paepur të Republikës së Kosovës shtet sovran e i pavarur.
Shpresoj të gjej përgjigje shkencore sa më parë ngase mendoj unë, përgjigja në këto dy pyetje e ngritë funksionalitetin e Republikës së Kosovës në nivel shteti.
Për 20 vite i heshtëm edhe shumë pyetje tjera, të cilat do ta shembin piramidën e të pavërtetës dhe të improvizimit të historisë.
Por, të bësh histori për histori do të thotë të lësh gjurmë e fakte të dokumentueshme. Na mjafton të themi të vërtetën dhe të jemi të sigurt se nuk gabojmë.
Ne po ndërtohemi si një shoqëri e qytetëruar ku secili duhet të marrë përgjegjësitë e tija. Këto vite të shtetbërjes në liri, kemi reflektuar deficit kulturor institucional, ndaj rrezik permanent i procesit jo rrallë është konsiderimi i sovranitetit shtetërorë si mjet për të abuzuar me pushtetin.
Në Kosovën e para luftës Ne luftuam për lirinë si kategori pa të cilën nuk mund të jetonim si komb. Tani na duhet të vendosim drejtësinë për të ndërtuar paqen.
Kurrë s’kemi qenë më të lirë për të bërë vepra të mëdha. Nuk duhet të na mungoj gatishmëria e sakrificës për të vërtetën, nëse duam të fillojmë ndryshimin.
Për ta bërë këtë duhet veshur çizmet e ndërgjegjësimit e të pyesim veten tonë nëse jemi krenarë me atë çfarë kemi bërë deri tani. Mjegulla nuk është porta e së vërtetës ndaj dhe e vërteta është rrallë herë e pastër dhe asnjëherë e thjeshtë.

Por, sakrifica e Veteranit të Luftës dhe lirisë për Kosovën, dëshmorit dhe heroit të Kosovës, Nderit të Kombit Sali Çeku dje, na frymëzon që Ne sot, të marrim vendime të guximshme për popull.
Zoti e bekoftë trashëgiminë politike të Sali Çekut
Amanet për brezat që Kosova të jetë vetëm shtet demokratik dhe i pavarur!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *