Stupcat po rikthehen me skeçe

Stupcat qe një periudhë të gjatë kanë qenë me serialin “Egjeli”, sezoni i të cilit ka përfunduar para dy muajve.

Loading...

Pas shumë kërkesave të publiku që Stupcat të sjellin skeçe, në rrjetet sociale ata e kanë bërë njoftimin zyrtar që kanë filluar xhirimet.

Përpos lajmit të rikthimit, nga produksioni i GjirafaStudios kemi marrë informata që Stupcat do sjellin skeçe javore çdo të hëne gjatë tërë vitit, duke filluar nga nesër (e hënë, 6 maj) prej ora 20:00.

Në skeçin e parë bëhet fjalë për produktet e Serbisë dhe përmes satirës shfaqen personazhet Ramadani, Zhivko dhe Ministri, ndërsa në skeçin e dytë, Stupcat sjellin personazhin shumë të dashur Gixhën, i cili e ka dërguar femrën e tij te stilisti i flokëve, i cili e ndryshon totalisht.

Në skeçin e tretë është një bos, i cili shkon ta ndihmojë një familje të varfër dhe qëllimi i skeçit është ironizimi i këtyre ndihmave që po bëhen vetëm për marketing. Kurse në skeçin e katërt, aktori Vedat Bajrami vjen si një super femër, e cila është model i kohës së sotme për shkak të bizneseve që bën. Xhirimet kanë filluar siç mund të shihni në fotografitë nga skenat.

Skeçet janë prodhim i GjirafaStudios dhe do të shfaqen vetëm online, çdo të hëne duke filluar nga ora 20:00 në platformën GjirafaVideo.

Për t’u informuar çdoherë kur shfaqen, shkarkojeni aplikacionin e GjirafaVideo në iOS apo Android dhe ju vijnë njoftimet

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *